Qeveria e Kosovës ka refuzuar vaksimin e mësimdhënësve në Kukës me vaksinën kineze Sinovac.

Si rrjedhojë, vaksinimi i tyre është shtyrë derisa Shqipëria të pranoj doza të tjera nga AstraZeneca apo Pfihzer.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ky vendim është marrë pasi vaksina kineze nuk është e regjistruar në Rregullatorin Evropian të Barnave.

Ndërsa Kryeministri, Albin Kurti tha se Kosova nuk njihet nga Rusia e Kina andaj janë skeptik ndaj ndihmës së tyre.
Si pasojë e rritjes së rasteve të reja, Qeveria riktheu masat për mbyllje.

Nga 7 deri më 18 prill, pezullohet puna e gastronomisë dhe e qendrave tregtare ndërsa qytetarët nuk mund të lëvizin nga ora 22 deri në 5.

Institucionet parauniversitare dhe universitare do të kalojnë në mësim online.

Rritja e rasteve të reja në javët e fundit në veçanti tek të rinjtë, Ministri Vitia tha se ka ndodhur për shkak të variantit britanik, pasi nga 147 dozat e testuara, 97 për qind dolën me këtë variant.