Një 24 vjeçare me inicialet D. P., ka ndërruar jetë tragjkisht pas një aksidenti në lagjen Goce Dellçev rreth orës 16.30, të ditës së djeshme.

24-vjeçarja ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Pezho”, por papritur është përplasur me një autobus të NPK-së, njofton “Kurir”.

Vajza ka marrë plagë të rënda në trup si pasojë e aksidentit,dhe pasi është dërguar në spital, nuk ka mudur t’i shpëtojnë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e aksidentit tragjik ku humbi jetën 24 vjeçarja me inicialet D. P. /albeu.com/