Justin Bieber duket se nuk po përjeton momente të mira kohët e fundit. Pesha e famës dhe lodhja nga turi i koncerteve e kanë bërë atë tepër të ndjeshëm.

Ai ka qenë duke performuar këngën e tij “Purpose”, kur ka shpërthyer në lot.
22-vjeçari nuk ndaloi së kënduari megjithëse zëri po i dridhej dhe lotët po mbulonin fytyrën.
Në një moment të tillë të vështirë, fansat e këngëtarit që ishin në Frankfurt për ta ndjekur live, e kanë përkrahur duke vazhduar së kënduari dhe brohorituri për të.