residenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do ta dekoron Ali Ahmetin, me dekoratën si figurë më e çmuar e shqiptarëve nga Maqedonia të cilët kanë ndihmuar pavarësinë e shtetit kosovar.

Mirënjohja nga Hashim Thaçi drejtuar Ali Ahmetit  sot në Shkup do të bëhet me rastin e ditës së Kongresit të Manastirit, gjegjësisht ditës së alfabetit të gjuhës shqipe. Zhurnal ka siguruar dy fotografi ekskluzive.

Ndryshe, Zhurnal javën e kaluar shkori se Hashim Thaçi njëherit President i Kosovës, do ta dekoron kryetarin e BDI-së dhe ish komandantin e UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmetin, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën e Kosovës kundër okupatorit serb.
 
Gazetari jonë që ndodhet në vendngjarje raporton se momentalisht kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me Presidentin Thaçi. Në këtë takim ende nuk dihet se cila ka qenë temë e kësaj bisede, mirëpo një gjë është e sigurt se pas kësaj ceremonie që do të mbahet në Shkup, Presidenti Thaçi do ti jep mirënjohje publike Kryetarit të BDI-së Ahmeti./transmeton zhurnal.mk

 11_123

3