Deri më tash në funksion kanë qenë dy automjete, kurse nga e mërkura tre automjete të shërbimit të merimangës do të jenë në rrugët e Tetovës për të marrë veturat e keqparkuara.

Varësisht nga frekuentimi në rrugët e qytetit të Tetovës, mesatarisht me dy automjete të merimangës merren mbi 20 vetura por ka edhe raste kur dënimet shqiptohen në vendin ku automjeti është parkuar gabimisht apo nuk ka respektuar rregullat e parkimit zonal. Kështu thonë nga ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit“ në Tetovë. Deri më tash në funksion kanë qenë dy automjete, kurse nga e mërkura tre automjete të shërbimit të merimangës do të jenë në rrugët e Tetovës për të marrë veturat e keqparkuara. “Shërbimi i merimangës funksiononte me një automjet, një model i vjetruar i cili gjithnjë kishte defekte dhe në bashkëpunim me kryetarin e komunës dhe policinë e komunikacionit dhe duke marrë parasysh premtimet që i kemi dhënë kur kemi marrë detyrën, kemi siguruar edhe një automjet të merimangës kurse pas një 1 korrikut do të vjen edhe një automjet tjetër. Pra, me këta tre automjete do të mbulohet krejt qyteti me qëllim që komunikacioni të vendoset në normalitet”, tha Igor Dodevski, drejtor i Ndërmarrjes Publike Parkingu i Qytetit në Tetovë. Me këta tre automjete, autoritetet e komunës së Tetovës do të tentojnë që të krijojnë kushte që komunikacioni të zhvillohet normalisht edhe gjatë verës, kur ka dyfishim të numrit të automjeteve në rrugët e Tetovës. Poashtu punohet edhe në zgjidhjen e problemit me parkimin në lagjet qendrore të qytetit të Tetovës. Pasi që kompetencat janë të ndara për sa i përket parkimit në Tetovës, poashtu edhe policia e Tetovës njofton se aktivitetet për përballjen me fenomenin e parkimit të parregullt në Tetovë të cilët realizohen në kontinuitet, këtyre ditëve janë intensifikuar. Vetëm gjatë ditës së mërkurë nga shërbimi i merimangës janë marrë 21 vetura të cilët kanë qenë të parkuara në mënyrë të parregullt, shumica në pjesën qendrore, kurse pronarëve të tyre u janë shqiptuar padi adekuate dhe ata do të përballen me padi adekuate dhe do kenë dënim që lëviz nga 45 deri në 180 euro në kundërvlerë të denarit. “Kontrollet me theks të veçantë me parkimin me të njëjtin intensitet do të vazhdojnë edhe më tej, me qëllim të sigurohet më shumë rregull dhe siguri në komunikacionin brenda në qytet, me theks të veçantë në këtë periudhë kur do të ketë edhe rritje të frekuentim më të madh të automjeteve me kthimin e mërgimtarëve. Poashtu pa asnjë tolerim do të sanksionohen edhe personat të cilët drejtojnë automjetet pa leje. Apelojmë deri tek vozitësit që të mos shpejtojnë në rrugët e Tetovës sepse sjelljet e pahijshme në komunikacion do të ndëshkohen”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Krahas kësaj, nga pjesëtarët e policisë, gjatë ditës së mërkurë janë sanksionuar edhe pesë persona të cilët kanë drejtuar automjetin pa patent të shoferit dhe dy vozitës fillestar, të cilët nuk kanë respektuar kufizimet për pjesëmarrjen e tyre në komunikacion. (koha.mk)