Parlamenti holandez ka miratuar ligjin i cili ndalon veshjen e mbulesës myslimane e cila mbulon të gjithë fytyrën.

 

Ligji i cili tani duhet të miratohet nga Senati, ndalon mbajtjen e burkave, helmetave dhe maskave në fytyrë në transportin publik, të arsimit, kujdesit shëndetësor dhe ndërtesave qeveritare, shkruan Indepedent.

Projekt-ligji u propozua nga Ministri i Brendshëm, Ronald Plasterk vitin e kaluar, pasi ai besonte se veshja e mbulesës në fytyrë pengon komunikimin në shërbimet publike dhe mund të përbëjë kërcënim për sigurinë.

Shkeljet mund të rezultojë me një gjobë deri në 410 euro.