Partia për Prosperitet Demokratik tubimet e rradhës me qytetarët për të shpalosur platformën parazgjedhore mbrëmë i bëri në Vrapçisht dhe Çiflik të  rrethinës së Gostivarit.

Para të pranishmëve për platformën ekonomike, politike, shëndetsore dhe arsimore foli kryetari i PPD-së dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhlore numrë 6. Duke e shpalosi platformën ai theksoi se ajo përmban vizione të qarta për një zhvillim të hovshëm social, ekonomik, arsimor e shëndetsor dhe përpasia ndaj partive tjera qëndron se platforma do të  zbatohet me dije dhe komptenecë të lartë nga kuadro të cilat  gjatë veprimtarisë së tyre politike asnjëherë nuk e kanë keqpërdorur vullnetin e popullit të shprehur me anë të votës.

Maqedonia, theksoi më tej Vejseli, asnjëherë brenda këtyre 25 viteve pavarësi nuk ka qenë në gjendje më të rëndë politike, ekonomike e sociale dhe asnjëherë  e vjedhur dhe e korruptuar sa sot nga banda politikanësh që në politikë kanë hyrë ta vjedhin djersën e qytetarit të dhënë nëpërmjet tatimeve dhe dënimeve astronomike që nuk i ka asnjë shtet në botë.