Sot kalon afati në të cilën partitë duhet t’i dorëzojnë raportet për shpenzimet në 10 ditët e para të fushatës.

“Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore janë të obliguar që në ditën e 11-të të fushatës zgjedhore të paraqesin një raport financiar që përcakton koston e të hyrave dhe shpenzimeve të zhiro llogarisë për fushatën zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri në fund të ditës së dhjetë të fushatës zgjedhore”, thuhet në bazë të nenit 84-B të Kodit Zgjedhor.