Mos t’ju hipnotizojë mendjemadhësia duke ju thënë se ju jeni më të mirët në rrethin ku jetoni, bëni gjithçka të shpëtoni nga nyja e iluzionit, vetëmashtrimit dhe hipnotizimit me veten tuaj.

Atëher kur ju mendoni rreth personalitetit tuaj “të çmuar” kjo ju nxit të vetëmashtroheni se ja “ju” jeni të vetmit e kohës dhe shoqërisë, të gjitha këto janë gënjeshtra, kotësi dhe vetëmashtrime të kohës, kujtohuni se në këtë vend ka gjenerata të reja të guximshme dhe koka që dinë të mendojnë drejtë, e që janë më të mirë se ju. Uleni pëlqimin ndaj vetes, përkuleni veten ndaj gjeneratave që vinë dhe bëhuni më modest në veprimet e juaja, në qoftë se mendoni pak më kthjellët dijeni se prezenca juaj dikujt mund që edhe t’i pengon. Prandaj për të mirën e gjeneratave që vinë pas jush, hapni rrugë ardhmërisë së popullit tuaj që ka dëshirë të krijoj frontmenë të rrinj fisnik dhe më të mirë.

Mundohuni të mendoni se koha e gjeneratës tuaj një ditë pashmangshmërisht do të përfundon, atëherë pra, kujdesuni për marrdhëniet e mira me gjeneratat që vijnë. Bëhuni modest dhe leni sot hapsirë që nesër të jeni shembull i mirë. Mos shpikni për askënd nga njerizit që sot mundohen të japin atë maximumin që ju e dhatë dje, ju erdhët dje siç erdhën këto sot, e do të largohen në të njejtë mënyrë nesër siç duhet të largoheni ju sot.

Jeta evaluon me gjenerata të reja që posedojnë të gjitha aftësitë e kohës. Bëhuni modest dhe zgjatni urat e lidhjes me njerzit, që të shpëtoni anijen tuaj nga fundosja. Bëni kujdes mos të lëndoni asnjë zemër njerzore të miqve tuaj, sepse pasuri shoqërore ka ai që ka mbajtur dhe ka krijuar shoqëri të reja duke mos i lënduar…

Fundi i të keqes ka për të ardhur së shpejti, pasi ka aq njerëz të drejtë kjo shoqëri që e ardhmja të reflektojë ndryshe…

Muhamet Berzati (Autori është politolog)