Bartësi i listës në njësinë e 6 zgjedhore nga rradhët e LSDM-së, Petre Shilegov mbrëm në mitingut e mbajtur në Gostivar ka deklaruar se të dielën përfundimisht përfundom regjimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas tij ky pushtet që 10 vite bëri shkatërrim, vjedhje, mashtrim, dhe kjo gjë përfundon më 11 dhjetor.

Më poshtë e keni fjalimin e plotë të Petre Shilegov

Konfiskim për Nikolla, JETË për qytetarët!

Gostivari ynë i përbashkët dhe ngadhënjyes!

Mirëmbrëma qytetarë të dashur, ne jemi në fund të kësaj fushate. Nesër përfundon fushata. Të dielën, përfundon  regjimi. Të dielën vëmë pikë. Të dielën japim fund. Është mjaft!

Të dielën rrëzojmë regjimin që mori dhjetë vjet të jetës sonë. Dhjetë vjet të shkatërrimit, vjedhjes, vrasjes, mashtrimit, shprëndarjes së  të rinjve, japim fund dhe  kthejmë jetën, jetën në Gostivar, jetën në Maqedoni!

Dhe më lejoni këtu një mesazh për Nikolla Gruevski. Nikola ti e di mirë, unë e di mirë, këta njerëz, e gjithë Maqedoni e di,  nuk do të shqetësojë ty  federalizimi. Sepse  e di se federalizimi nuk do të  ketë dhe nuk mund të ketë. Nikolla, ty të mërzit  konfiskimi!

Sepse  e di se konfiskimi do të ketë!  Do të konfiskohet e gjithë prona e vjedhur nga qytetarët, do të marrim prej jush të gjithë para të vjedhura, deri në centin e fundit-sepse ato janë para të qytetarëve tanë.

Të dashur qytetarë, Maqedonia është në një kthesë  historike. Maqedonia duhet të zgjedhë  mes  jetës dhe agonisë. Më lejoni të dërgoj  një mesazh për të gjithë ata që janë  kërcënuar në ditët e fundit dhe në ditët që po vijnë deri te zgjedhjet: Mos luani me fatin e qytetarëve, mos luani me fatin tuaj, më 11 dhjetor do të ketë  ndryshim të pushtetit,  më 12 dhjetor do të dënoheni  për të gjitha krimet, të gjitha kërcënimet ndaj  qytetarëve!

Më lejoni të dërgoj mesazhin tim për anëtarët e konkurrentit tonë politik, për punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore dhe në  administratën shtetërore: Mos kini frikë, ejani me ne, ejani në skajin e Maqedonisë fituese, nuk do të ketë hakmarrje, nuk do të ketë pushime nga puna dhe do të liroheni, nuk do të duhet të shkoni në mitingjet apo  mitingjet  kundër,  për të ruajtur punën tuaj!

Administrata shtetërore e Maqedonisë më në fund do të bëhet  profesionale, jo partiake. Do të shërbejë të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh se kush jemi, çka jemi, nga vijmë. Në  Maqedoni duhet të ketë jetë për të gjithë, në Maqedoni duhet të kthejmë dinjitetin e punëtorëve shëndetësor, në mënyrë që ata të na trajtojnë me dinjitet si pacientë. Për këtë arsye dyfish do të rritet  paga e mjekëve.

Do do të rrisim pagën e mësuesve, ata që mësojnë dhe edukojnë fëmijët tanë. Për  dy vjet nga tani nuk do të ketë  paga më e ulët e një mësuesi praktikant nga paga mesatare në Maqedoni. Për shkak se ata e edukojnë  të ardhmen tonë.

Dhe çdo qytetar duhet të jetë i sigurt, japim premtimin, detyrohemi para jush, se paga minimale do të arrijë  gjashtëmbëdhjetë, dhe paga mesatare tridhjetë mijë denarë në fund të mandatit tonë.

Ne e kthejmë jetën, një jetë kemi, nuk i lejojmë Gruevskit për të na privuar! Është fjala për jetën tonë, për shtetin tonë.

Ju ftoj të gjithëve, me krenari, dinjitet, të lirë, pa frikë, të dielën, të dilni në vendet e votimit, rrethoni numrin 4, për të kthyer jetën në Maqedoni! Për të marrë jetën tonë në duart tona!

Rroftë Gostivari! Rroftë Maqedonia!