Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë të ditur se vendet evropiane do të blejnë armë nga tregu botëror për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër Rusisë, citon Reuters. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin polak, Donald Tusk, kancelari Scholz tha se evropianët janë të bashkuar dhe të vendosur të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën.
“Ne kemi rënë dakord sot për disa pika kyçe dhe tani e tutje do të prokurojmë më shumë armë për Ukrainën, duke i blerë ato nga tregu botëror. Ky është një përmirësim i mirë. Së dyti, prodhimi i pajisjeve ushtarake do të zgjerohet edhe përmes bashkëpunimit me partnerët brenda Ukrainës. Dhe së treti, si pjesë e formatit Rammstein, ne po krijojmë një koalicion të ri të aftësive për artilerinë me raketa me rreze të gjatë”, tha kancelari gjerman./