Opinion nga Fol

Në kohën kur Ziadin Sela kinse u shkëput nga Menduh Thaçi me arsyen e mungesës së demokracisë, sot vërtetohet se kjo shkëputje paska qenë fallco.
Që nga themelimi i LrPDSH ekzistonin dyshime të bazuara se Ziadin Sela takohej shpesh mbrëmjeve në shtëpinë e Ali Ahmetit në Kërçovë.
Anëtarësinë e gënjente duke thënë se këto janë fjalë dashakqia për të.
Por, po të shihet në perspektivën e sotme kur paturpësisht Ziadin Sela është bërë bashkëpunëtori më lojal i Ali Ahmetit del që e gjithë ajo të jetë e vërtetë.

Sela paska gënjyer. Kjo sepse po bëheshin debate publike për themelimin e partisë politike BESA, dhe Sela në bashkëpunim me Ahmetin për të djegur zërin opozitar shqiptar (pjesën dërmuese të shqiptarëve të pakënaqur) në bashkëpunim edhe me Menduh Thaçin bënë LRPDSH-në.
Shumë qytetar të pakënaqur dhe opozitar atëbotë iu bashkëngjitën këtij fraksioni.

Sot, më qartë se kurdoherë më parë vërrehet se trekëndëshi Ahmeti-Sela-Thaçi kanë bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme vetëm e vetëm të përçajnë votën shqiptare dhe të mundësojnë qeverisjen e BDI-së nga e cila në opozitë ose në pushtet edhr Thaçi edhe Sela kanë qenë të përkëdhelurit e Ahmetit.

Populli dhe qytatarët tashmë e sheh këtë më qartë se kurrë më parë dhe vetëm me votë mund të dënojë këtë trekëndësh bermudesh që ka sjellur aq dhimbje për shqiptarët, vetëm për të mbrojtur bizneset e tyre korruptive.