Maqedonia kaloi nëpër një proces të vështirë dhe të tensionuar, edhe pse jo i dhunshëm, theksojnë nga CIVIL, transmeon TetovaSot.

“Mbi 650 raporte që janë vërejtur të paktën një kategori të parregullsive të votimit ka ardhur nga vëzhguesit e CIVIl nga terreni. Thirrjet telefonike nga qytetarët kaloi shifrën e 1000, dhe po aq mesazhe erdhë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe gjashtë linja të telefonisë celulare që ishin hapur gjatë ditës së zgjedhjeve. Të nesërmen, Civil – Qendra për Liri konstaton se procesi zgjedhor në tërësinë e saj, ishtë përplot me një numër të parregullsive serioze, thanë sot nga kjo organizatë.

Nga CIVIL kërkojnë rinumërimin e votova në vendvotimet kur janë evidentuar parregullsi nga vëzhguesit e kësaj organizate.