Një shpërthim jashtë një kishe katolike sonte në qytetin Midsajap në jug të Filipineve u plagosën 16 njerëz, duke përfshirë një oficer të policisë, thanë autoritetet.

Pajisja e paidentifikuar ishte vendosur në një automjet të policisë e cila ishte e vendosur përballë kishës, thanë nga policia duke mos zbuluar se kush është përgjegjës për shpërthimin, raporton AFP, transmeton TetovaSot.

“Të gjithë personat pësuan lëndime të lehta, por një grua u dëmtua rëndë”, tha zëdhënësi i policisë lokale.

Forcat e sigurisë në të gjithë Azinë Jug-Lindore janë në gatishmëri para festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.