Rreth 30 mijë tifozë të klubit futbollistik Union Berlin, të mbledhur në stadium, mbrëmë kanë dërguar mesazhe kundër terrorizmit, në prag të shënimit të Krishtlindjeve tradicionale.

Takimi këtij viti filloi me një minutë heshtje për viktimat e sulmit terrorist në Berlin, ku u vranë 12 qytetarë dhe u plagosen 48, transmeton KP.

“Të jesh i fortë, Berlin” dhe “Futbolli kundër terrorizmit” ishin thirrjet për homazhe në stadiumin e klubit.