Fitorja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkaktoi shumë reagime nga njëra anë, përpos magjepsjes nga pasuria e tij e paimagjinueshme.

Shumë artistë të famshmëm amerikanë shprehën indinjatën e tyre hapur kundër fitores së Trump, por për artistët shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë toka e premtuar.

Disa prej tyre mund të jenë më të ndjeshëm për Presidentin e ri, për faktin se udhëtojnë shpesh atje ku japin koncerte për shqiptarët që jetojnë në SHBA. Po sa do të paguhen këtë fundvit artistët shqiptarë të SHBA-ve tashmë me president superpasanikun Donald Trump?

Menaxherët kryesorë të koncerteve në New York, Chicago, Boston Connecticut apo Detroit na kanë listuar këngëtarët që do të këndojnë për festa në disa shtete të Amerikës dhe sa do të paguhen për koncert.

Në krye të listës është këngëtarja nga Korça, Eli Fara, e cila për faktin se ka jetuar për disa vite në SHBA, është ndër më të preferuarat e shqiptarëve atje. Për rrjedhojë, edhe çmimin e ka më të lartë, që është 5000$. Pas saj vjen këngëtari nga Shkodra, Bujar Qamili me 4000$, Shqiponja Karafili (Poni) me 3500$-4000$, Alban Skënderaj me 3000$, Silva Gunbardhi dhe Maja me 2500$-3000$, Shkumbin Ismaili që do të paguhet 2000$-2500$. Në fund të listës janë Ermal Mamaqi dhe këngëtari nga Kosova, Sabri Fejzullahu që paguhen 2000$.