Shkruan Agron BIBA

Në rradhë të parë më lejoni t’ju përgëzoj për suksesin e përzgjedhjes tuaj si përfaqësues të popullit të cilit i takoni. Më lejoni t’ju uroj punë të mbarë dhe frytdhënëse në zbërthimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjithë shqiptarëve dhe përfaqësimin e atyre që ju dhanë besimin e materijalizuar me votën e tyre.
Përgëzoj takimet dhe përpjekjet për unifikimin e qëllimeve të përbashkëta politike shqiptare në Maqedoni.
Të vetëdijshëm se punët e mbara kërkojnë më shumë mund dhe delikatesë se punët e liga, lus të gjithë udhëheqësit e partive gjatë deklaratave të tyre, të përzgjedhin fjalët me pikatore, që të minimizojnë mundësin e ofendimit të njëri tjetrit dhe votuesin e tyre të ndjeshëm shqiptar.
Mundohem të mirëkuptoj zellin dhe entuziazmin e partive për takimet, si dhe të mirëkuptoj skepticizmin dhe dyshimin a atyre që apstenojnë.
Drejtuar partive që kanë zell për pjesëmarrje.
Edhe njiherë Ju lutem për kujdesin Tuaj në përzgjedhjen dhe rradhitjen e fjalëve, sepse për herë të parë bëhet fjalë për bashkim dhe qoftë prezent ose jo, sytë veshët dhe truri i gjithë shqiptarëve është aty, tek Takimi.
Drejtuar partive tek të cilët egziston mundësia të apstenojnë.
Me anë të kësaj letre publike, Ju kisha lutur që bojkoti i Juaj i mundshëm, të mos jetë total. Shqyrtoni ju lutem mundësinë që në takimin e rradhës të delegoni përfaqësuesit e partive tuaja, të cilët do të sjellin dorazi qëndrimet e partisë suaj në formën e dokumentit të shkruar zyrtar.
Partitë pjesëmarrëse në bisedat e tyre, lutem të marrin parasysh dokumentin me qëndrimet e partive në mungesë. Vendimi përfundimtar, në formë të shkruar, t’u ofrohet edhe partive të tjera(nëpërmjet te deleguarve) për shqyrtim nga ana e kryesive së tyre, dhe ne rast dakordimi, të nënshkruhen. Në përfundimin e gjithë këtij manevrimi do të kemi një dokument të bashkërenditur nga të gjithë.
Ky dokument do të na lumturojë të gjithë neve shqiptarëve në Maqedoni, dhe me të vërtet do të mund të na bëjë krenar, dhe me gëzim do të mundej t’ju dorëzohej medieve.
Të gjithë shpresojmë që këto takime të kthehen në traditë.
Më lejoni që në vazhdim me optimizëm të propozoj që këto takime të bëhen dy herë në vit.
Një takim në 10 Qershorin e Lidhjes së Prizrenit, dhe tjetri në 28 Nëntorin e ditës së Flamurit.
Propozoj që takimet e rradhës të zhvillohen në hapësirat e Parlamentit të Maqedonisë, për t’i dhëne seriozitetin e merituar institucional, dhe për t’a vulosur Parlamentin si një nga shtëpitë tona të përbashkëta e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
I vetëdijshëm se nuk kam thënë asgjë të re dhe se vetëm kam materijalizuar mendimet e shumë (në mos gjithë) shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjerë, ju lutem të merrni në shqyrtim propozimet e mija me dashamirësi dhe sinqeritet shqiptar