Shkruan: Flakron Bexheti

Meqë slloganet partiake të zgjedhjeve të parakoshme të partive politike nuk pasqyrojnë vetëm fushatën elektorale, por edhe konceptin politik të subjekteve politike shqiptarë përbëjnë një sinergji politike, një orientim dhe një platformë. Takimi i djeshëm i liderëve shqiptarë në Tiranë e relaksoi ambientin politik të shqiptarëve të Maqedonisë. Ky takim, por edhe ai i para një jave mes liderit të BDI dhe Aleancës për Shqiptarët, përfundimisht i thej tabutë e deritanishme të mos komunikimit dhe mos bashkëpunimit të liderëve shqiptarë, një fenomen i njohur për më tepër se dy dekada në ambientin politik në Maqedoni. Pavarësisht dilemave dhe opinioneve të ndara rreth takimeve, është e vertetë se votuesit shqiptarë pvarësisht bindjeve të tyre politike, për një moment u ndjenë me të fuqishëm dhe më të unifikuar se ndonjëherë më parë. Është shanci historik i liderëve shqiptarë për ta tejkaluar vehtëveten në raport me kërkesat e ligjshme të shqiptarëve, për të qenë të bashkuar dhe të unifikuar, për të qenë faktor i rëndësishëm në politikëbërje, në vendimarrje dhe në shtetndërtimin e ardhshëm të Maqedonisë. Viti 2017 në Maqedonido jetë një vit ndryshe, qytetarët e Maqedonisë sidomos ata shqiptarë presin me padurim ti shofin efektet freskuese dhe përforëcuese të subjekteve të reja opozitare shqiptare, të cilat ishin edhe risitë e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Sot, gjithkush pret qe ndryshimet pozitive të ndodhin për të gjithë. Shqiptarët përfundimisht presin zyrtarizimin e Gjuhësh shqipe, funksionimin binacional të institucioneve shtetërore, ndarjen proporcionale të buxhetit të RM konform kërkesave të barabarta ndërmjet komunave, funksionimin e Shtetit dhe të së drejtës si dhe hapjen e perspektivës euroatlantike.