Njerëzit e afërt e përshkruajnë si të mençur, të pavarur dhe të pathyeshme.
Tani, Ivanka Trump, duket të bëhet Vajza e Parë më me ndikim dhe më e fuqishme në historinë amerikane.
Vëllai i saj Don Jr, në një intervistë të mëhershme kishte zbuluar se Donald Trump e vlerëson shumë mendimin e saj.
“Ai beson te ajo”, tha Don Jr për Cnn.
Conway, i cili ka shërbyer si menaxher së Donal Trump në muajt final të kampanjës presidenciale, e ka përshkruar marrëdhënien e tyre ‘at-bijë’ si të ‘pathyeshme’.
Sipas tij, Ivanka ishte zëri vendimtar dhe çelësi i diskutimeve gjatë fushatës. Ajo e kishte këshilluar gjithmonë babanë.
Këtë ‘vend’ të veçantë Ivanka e kishte te babai edhe në jetën e tij si biznesmen.
Ivanka është 35 vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve. Që nga viti 2009 ajo është e martuar me Jared Kushner.