qenan

Shkruan; Qenan Aliu

 

 Këshilli i Përgjithëshëm i BDI-së , qëndron edhe më tutje me besnikëri visa vi ortakut qeveritarë Vmro-Dpmne , se zgjedhjet të mbahen me 24 Prill. Hipokrizia dhe ajo që është bile edhe qesharake qëndron në faktin se këtë besnikëri, Kryetari i Bdi-së z. Ali Ahmeti ,dhe kuptohet Këshilli i Përgjithëshëm si organ më i lartë i partisë e arsyetojnë me argumete banale. # Pra për tu shtyrë zgjedhjet nuk mundë të jetë argument fakti se mund të tensionohet situata apo të acarohet ajo, përkundrazi vendimi i njëanshëm pa u plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve mundë të tensionojë situatën. # Se do të humbet një datë e rëndësishme gjoja ajo e samitit të NATOS, fare nuk qëndron , sepse Nato ka të sjellur vendim në samitin e Bukureshtit se Maqedonia ka të nominuar vendimin për anëtarësim në Nato por ai vendim mund të efektuohet me automatizëm menjëherë pas zgjedhjes së kontestit me emrin me shtetin anëtare të sajë Greqinë. Pra ky pohim përdoret vetëm si kamuflim nga kjo parti. Dhe e treta ; # Shtyrja do të binte gjat muajtë të Ramazanit dhe se Bdi si komunitet politik respekton agjërimin. Ky argument është vetvetiu i deplasuar sepse gjatë muajt të agjërimit vetëm nuk hahet e pihet ndërsa mund agjëruesi të del e të votoj sepse edhe gjatë agjërimit duhet të mposhtet çdo e keqe andaj mund të mposhtet edhe kjo keqëqeverisje.