Nga dita    e hënë (01.02.2016)   Ndërmarrja publike për menaxhim me parkingjet publike në komunën e Tetovës, NP “Parkingu i qytetit”-Tetovë, do të fillojë me implementimin e parkimit zonal me pagesë në zonën B e cila ndahet në (B2,B3,B4,B5,B6,B7) që përfshinë rrugët dytësore të qytetit edhe atë: rruga . “Jane Sandanski”, rruga . “M.A. Çento”, rruga . “Dervish Cara”, rruga. “Mehmet Pashë Deralla”, si dhe rruga. “D.G. Kara”. 

 
Njëherit ju rikujtojmë se maksimumi i kohës së paraparë për parkim në këtë zonë është 6 orë dhe e njejta kushton 20 denarë për 1 orë. 
 
Për mos pagesën e vendparkimit si dhe tejkalimin e kohës së paraparë për parkim, pason bllokimi i veturës nga shërbimi i bllokatorit si dhe intervenimi i shërbimit të marrimangës.