Kryetari i Degës i LR-PDSH-së në Strugë njëkohësisht, shef i sektorit për arsim pranë komunës së Strugës, ka reaguar pas aktivieteteve të fundit parazgjedhore që po i bën BDI-ja, edhe përpos skandaleve që u zbuluan së fundmi si dhe akuzave të prokurorisë speciale. Ja cka shkruan Syrja Rashiti:

Budallallëku nuk ka brinjë. Pas gjithë këtij procesi përndjekjeje të PSP-së, vazhdohet me fushatë, me takime me “qytetarë”, me paralajmërim fitoresh spektakolare, me promovim të “vlerave” kombëtare…. Nuk do më habiste fakti nëse do dëgjonim broçkulla “patriotike” se si Ali Ahmeti & company ja laruan Maqedonisë për disa milion €. Edhe pse po të kemi parasysh përmasat e kësaj grabitjeje të qytetarëve të RM, këta pushtetarë shqiptar, atyre maqedonas vetëm mund t’ua fshinë këpucët.
Edhe në këtë dimension duhet të bëjmë një dallim të madh në mes pushtetarit të korruptuar shqiptar nga ai maqedonas. Pushtetari shqiptar korruptohet me lejë dhe dijeni të “padronit” maqedonas. Dhe natyrisht në këmbim të kësaj duhet të shesësh diçka esenciale që u takon qytetarëve dhe votuesve të cilët i përfaqëson.
Prandaj nuk duhet aspak të habitemi prej nga gjithë ky degradim dhe erozion i interesave vitale të shqiptarëve në këtë shtet. Nuk duhet aspak të habitemi pse kjo klasë politike, qe 10 vjet “po e luan vallen ashtu si i bjen lodrës N. Gruevski”.
Dhe pas gjith kësaj, nëse akoma ka shqiptarë që hanë bar, atëherë…..”./drini