UNITETI sot në Shkup, në hotelin “Aleksandar Pallas”, ashtu siç kishte paralajmëruar, mbajti Kongresin e saj të Parë. 540 delegat nga territori i tërë vendit miratuan Statutin dhe Programin politik të partisë, por gjithashtu zgjodhën edhe Kryetarin e UNITETIT, Gjeneralin Gëzim Ostreni, si dhe Kuvendin qendror.

Në fjalimin e tij, mes tjerash kryetari i Unitetit shpalosi edhe përcaktimet programore  bazë të partisë duke u shprehur se do të qëndrojnë mburrojë e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në vend, barazinë e plotë të tyre me qytetarët tjerë, si dhe krijimin e kushteve dinjitoze për jetë të gjeneratave të ardhshme, me vlera dhe standarde demokratike dhe europiane.

Në mbledhjen e Parë të Kuvendit të ri qendror, u zgjodhen edhe kryesia e Kuvendit qendror, për nënkryetar u zgjodh deputeti Zylfi Adili, ndërsa për Sekretar të përgjithshëm të UNITETIT u zgjodh Muhamed Ismaili.

unitet kong