Fejzi Hajdari

Zoti Ali Ahmeti, vërtetë mendoni se me shqiponja e Hasan Prishtina, që në Maqedoni i futni në mënyrë ilegale, i bëni nder shqiptarëve të Maqedonisë?! Përunfimisht, jo. Në këtë mënyrë, ju tregoni se sa joserioz dhe të pafuqishëm jeni përballë maqedonasve të cilët ju kërcënohen se do tua rrëzojnë. Pse talleni me vetveten!, apo kështu jeni marrë vesh me Gruevskin që të filloini lojën pingo-pong: Ata tju kritikojnë, kurse ju tek shqiptarët të shiteni (shtireni) si “SHQIPTARë Të MëDHENJë”!!! Shqiptarizmin tuaj e mësuam të gjithë!!!. Kush ju beson juve se jeni për të mbrojtur qoftë edhe një interes minor (periferik, të vogël) shqiptarë?. Ju, në luftën politike përballë Gruevskit për ta mbrojtur interesin shqiptar, i keni humbur të gjitha betejat. Asnjë betejë politike, tanimë 14 vjet, nuk e keni fituar. Ma tregoni një betejë të fituar, une do t’ju numërojë 100 të tjera që i keni humbur në mënyrë shumë naive dhe me kosto shumë të ulët. Në ved të shqiponjës, zoti Ahmeti, pse nuk shkoni në qeveri të ngritni procedurë ndaj atyre gardianëve dhe policëve të cilët në mënyrë më c’njerëzore po terrorizojnë dhe malltretojnë shokët tuaj të deridjeshëm të luftës, si puna e KOmandant Sokolit? E patë foton e Sami Ukshinit se si e kishin bërë. Ali AHmeti këtë nuk ua falë asnjë shqiptarë, prandaj historia ka filluar t’i shënojë veprimet e tuaja të cuditshme. -Pse Ali Ahmeti, nuk shkoni tek familjarët e rastit MONSTRA, të cilët pa prova materiale janë dënuar me burg të përjetshëm. Ju vret sadopak ndërgjegja për këtë? Apo nuk ua ndjenë fare, sikur edhe të burgosen të gjithë shqiptarët, vetëm e vetëm, ju të ngelni në qeveri!. -I keni pyetur viktimat e rastit të SOPOTIT? -A e keni takuar ndonjëherë babain e komandant Shqiponjës, i cili ju akuzon rëndë? -I keni vizituar familjarët e rastit RADISHANI, BRODEC, GJORCE PETROV…? -I keni takuar familjarët e nxënësve shqiptarë të Shkupit të cilët në dhjetra raste. Janë rrahur në mënyrë të organizuar nga huliganët përtej Urës Gurit. A keni ngritur ndonjëherë iniciativë për të zbardhur ndonjë rast i tillë? E dini se shumë nxënës kanë ngelë të traumatizuar nga rrahjet e tilla. Mendoni se prindërit e tyre do tua harrojnë këtë neglizhencë dhe mosveprim? Unë e di se asnjërën nga këto punë s’e ke bërë dhe e di se pse nuk e bëni…, sepse NUK KENI GUXIM dhe NDIKIM KURRFARë Në QEVERINE e mikut tuaj Gruevskit! -Pse zoti Ahmeti nuk e ndërtoni përmendoren tek Varrezat e Dëshmorëve në Sllupcan, ndërkohë që në Zajaz, mbi varrret e kosovarëve (sic thonë bashkëfshatarët tuaj), e keni vendosur një kompleks varrezash, rëndësinë e të cilëve e din vetëm fantazia juaj. Prandaj, lerëni shqiponjat, se këto shqiponja të cilat i vendosin kriminelët, shqiptarët e këtushëm i ofendojnë. Kjo shqiponjë mund të jetë e juaja dhe mikut tuaj Gruevskit. E gëzofsh Ali Ahmeti shqiponjë, bashkë me Gruevskin dhe Mijallkovin!