Policia e Kosovës ka dërguar forca të shtuara policore te selia e Lëvizjes Vetëvendosje para pak momenteve.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi Tinka Kurti, zyrtare për informim në Vetëvendosje.

Duke mos dhënë sqarime më shumë dhe arsyet për këtë prani të papritur të Policisë te selia e Vetëvendosjes, Kurti tha se aktualisht nuk dihen arsyet për këtë rrethim të selisë së kësaj partie nga ana e Policisë.