Presidenti i Shtetve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është gati të sulmojë komplekset bërthamore të Koresë së Veriut, shkruan “Sunday Times”, ku citon një këshilltar të ngushtë ushtarak të Trumpit.

Gazeta shkruan se po të njejtat burime këmbëngulin se Amerika e ka fuqinë të neutralizojë programin atomik të vendit komunist dhe mund të ndërmarrë ndonjë sulm paraprak.

Njeriu i konsideruar si numri dy në Korenë e Veriut, Choe Ryong-hae, paralajmëroi të shtunën se Shtetet e Bashkuara po krijojnë një “situatë konflikti” dhe se vendi do “t’i përgjigjet një lufteje totale me të njëjtën monedhë”