Profesori universitar, Jove Kekenovski, i konsideron si spekulime informacionet se ish-kryeministri Nikolla Gruevski, planifikon të tërhiqet nga timoni i VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, partia VMRO-DPMNE është drejt shkatërrimit sepse Gruevski dëshiron që të mbetet në krye të partisë edhe gjatë zgjedhjeve lokale. “Mendoj se krejt këto janë spekulime. Qëndrimi i mëtutjeshëm i Gruevskit në krye të partisë do rezulton me shkatërrim të së njejtës.

Qëllimi i vetëm i Gruevskit është që partia të qëndron pas tij, gjegjësisht disa nga anëtarët të cilët i besojnë të qëndrojnë pas tij dhe do tentoj që prap të jetë në krye gjatë zgjedhjeve lokale. Por me këtë udhëheqësi, me krimin që e ka bërë kjo udhëheqësi, për fat të keq partia jonë më nuk do të ketë shanse.

Sa më shpejtë të lirohemi nga kjo udhëheqësi, siç kam thënë edhe para 4-5 viteve, më shpejtë do ta reformojmë dhe do ta shpëtojmë partinë”, thotë Kekenovski për Plusinfo.