Nuk ekziston asnjë pengesë që mandati për formimin e Qeverisë të jepet menjëherë, kanë vlerësuar nga LSDM. Sipas tyre Gjorge Ivanov nuk ka asnjë arsyetim dhe duhet të plotësoj obligimin e tij sipas kushtetutës dhe të jep mandatin.

“Interesi shtetëror i Qytetarëve të Maqedonisë është që të ketë Qeveri e cila do të lëviz vendin drejt proceseve euro-integruese dhe do të siguroj jetë kualitative për të gjithë dhe kjo do të ndodhë. DO të riafirmohet edhe një herë Programi i Qeverisë reformuese e cila garanton unitaritet dhe pavarësi të shtetit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, përcjell FOL.
Sipas tyre çdo kundërshtim i transferimit të qetë të pushtetit mbartë përgjegjësi.