Presidenti Gjorge Ivanov pret nga lideri I LSDM-së Zoran Zaev se bashkë me partnerët e koalicionit do të sigurojnë garanci për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në përputhje me kushtetutën, njoftojnë nga kabineti I presidentit Ivanov, duke pohuar se dje kanë marrë letrën e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, transmeton FOL.

“Letra e kuvendit ka mbërritur dje. Presidenti Ivanov pret nga lideri I LSDM-së Zoran Zaev të mbajë fjalën publike se me partnerët e koalicionit se do të sigurojnë karakterin unitar të shtetit në përputhje me kushtetutën”, thonë nga presidenca.