Në prag të zgjedhjeve , kur akoma nuk janë përmbushur të gjitha pikat e marrëveshjes së Përzhinës , ku ka ngecje serioze rreth pastrimit të listave dhe sidomos në kohën kur duhet të sillet ligji për reformat në media, përfaqësues të partisë shqiptare në pushtet BDI kanë vënë në shënjestër gazetarët. Jo më larg se sot dy eksponent të lartë të BDI-së , në dy prononcime të ndryshme kanë atakuar gazetarët shqiptarë.
I pari Kryetari i degës së BDI-së në Çair, Bekir Asani, tashme i njohur nga afera e përgjimeve me fjalorin arrogant që fyu shqiptarët, në një status në rrjetin e fejsbukut gazetarët shqiptar i quajti: “Shqipfolës te agjendave te huaja”. Ai tha se; “Ata kanë tradhtuar BDI-në, sepse nuk e kanë ndihmuar në ‘betejën’ e tyre me kryqin gjigant në Shkup”!’
Poashtu ngjashëm si bashkë partiaku i Asanit pas bërjes publike të kërcënimit nga ana e Muhamed Zekirit , i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Arsimit, Abdylaqim Ademi i cili në profilin e tij në Fejsbuk ka thënë: “Kur kritikojnë pa bazë dhe shpifin e quajnë liri e shprehjes, kurse kur ua kthen me argumente e quajnë kërcënim.” Gazetarë facebooki!
Ndoshta mund të jetë kritik pa bazë edhe kjo “NAREDBA ” Ministrit Abdulaqim Ademi, që edhe pas 15 vjetëve në pushtet nënpunësve shqiptar u jep Naredba maqedonisht.!!!
Me sa duket sa më shumë po afrohen zgjedhjet, aq më shumë shtohen presionet e BDI-së ndaj gazetarëve dhe mediave. E gjithë kjo ska se si të dekodohet ndryshe përvec se FRIKE DHE PANIK i humbjes së zgjedhjeve. /fol.mk