Për 9 personat e akuzuar për ngjarjen e përgjakshme të 27 prillit, kur deputetët e shumicës parlamentare u sulmuan në Kuvend, sot pritet të fillojë procesi gjyqësor në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Të akuzuarit ngarkohen për veprën penale “pjesëmarrje në turmë” Dy prej tyre do të sillen nga paraburgimi, ndërkaq dy të tjerë nga arresti shtëpiak.

30 dhunues kanë marrë padi penale, prej të cilëve dy persona akuzohen për “tentim vrasje” të deputetit Ziadin Sela.

Në ndërkohë përpara godinës së Gjykatës rreth 30 persona po protestojnë në mbështetje të atyre që rrahën deputetë.

Me vete bartin bluza me shkrimet “Liri për bretkosën” dhe “Maqedonia e maqedonasve”, ndërkaq mbajnë edhe pllakatë në të cilën shkruhet “besova në gjithçka, por jo edhe se personat e mi do të më gjykojnë për Maqedoninë” dhe “liri për patriotët, burg për tradhtarët e Maqedonisë”.