Lëvizja Besa, nuk shkonë në opozitë, ajo është parti e re që për pak vite u etablua në skenën politike dhe u bë parti parlamentare si rezultat i zgjedhjeve të parakohëshme të 11 dhjetorit. Pra nuk ështje fjala për subjekt që ishte në pushtet e që tani kalon në opozitë por thejshtë edhe përkundër ofertës LB-ja mori qëndrim që të mos merë pjesë në qevresijen e re. Kjo është çështje legale për një subjekt politik ashtu siç ishte ,,legale,, edhe sikur Bdi-ja të koaliciononte me Vmro-Dpmne-në, por kuptohet pasojat politike do ti bartnin vetë si parti.

Shih edhe e për këtë qëndrim të Lëvizjes Besa, koha është faktori që do të shpërfaq sesa ky vendim ka qenë i qëlluar dhe në kohë të duhur, cilët ishin motivet reale për një qëndrim të tillë etj etj ?
Cilët ishin ato parime për të cilët sipas LB-së mandatari Zaev nuk ka shprehur gadishmëri për arsye të ndryshme ti hekurosë me ta, mbetet që pas pak kohësh Zaev ti shpërfaq ata për opinion. Kjo për vet faktin se parimet e qeverisjes së mirë si gjithkundi në botën demokratike janë ; sundimi i së drejtës, demokracia etj. ndërkaq nëse është fjala për ndonjë parim për të cilën për tu aritur do të duhej një konsensus më i gjërë që do të ngërthente 2/3 e votave në kuvend për jetësimin e sajë, atëher është diçka tjetër , gjë e cila mund të hapë debat të dimensioneve tjera në raport me konstelacionin akatual në kuvendë.

Një qëndrim i tillë ndonëse është e shëndetshme për demokracinë, por kurë ajo të jetë e qëlluar dhe e duhur. Dhe në kuadër të kësaj as LB-ja nuk ka të drejtë sI SUBJEKT politik të stigmatizojë qëndrimet e partive tjera për pjesmarje në qeverisjen e re, por gjithsesi se do të duhet të jetë monitorë dhe korrektorë i rreptë dhe konstruktiv për qeverisjen e tyre. Dhe sdo mend duke i mbështetur ata dhe qeverinë për REFORMAT të cilët në rradhë të parë që janë të notuara në Rraportin special të KE-së të kryesuar nga Pribe.
Edhe përkundër faktit se ishte minimumi i mandateve për të efektuar Mandatimin nga presidenti, LB-ja nuk hezitoi me kohë të prononcohet për mbështetjen me nënshkrimet e deputetëve të partisë, dhe kjo edhe ndodhi. Por nuk duhet haruar këtë moment se LB-ja legjitiomoi Zoran Zaev si MANDATARË por se a do ta votojë përbërjen e kabinetit të tijë pa pjesmarje në te mbetet që të shihet. Por sipas gjitha gjasave nuk do të ndodhë mbështetja me votë për zgjedhjen e kabinetit qeveritarë nga ana e deputetëve të LB-së, sepse po të ndodhet mbështetja atëherë do të thotë mbështetje në mungesë të disa parimeve që sipas LB-së ishin kruciale sipas tyre për mospjesmarje në qeverisje.

Megjithëate, ky qëndrim është një moment i ri në skenën politike , ka të ngjarë të bëjë më sy çelë tërë qeverinë duke përfshirë e premierin e ri. Ka të ngjarë ti bëjë shumë më aktiv të gjthë deputetët shqiptarë të mazhornacës qeveritare si dhe ministrat shqiptarë në qeveri. Raporti i numrave prej 62 të mazhorancës, ky qëndrim do ta bëjë pjesmarës të rregullt çdo deputet të mazhorancës qeveritare duke përfshirë të gjithë deputetët shqiptarë dhe vetë kreun e Bdi-së Ali Ahmeti. Pra Ali Ahmeti të shpërfaqet në deputetin më të rregullt në punën e seancave plenare të kuvendit sepse mungesa vetëm e dy deputetëve do ti mundësonte opozitës vetëm duke ndenjtur në byfe të parlamanetit të cungojë forumin për të vazhduar seancat e kuvendit. Pra z.
Ahmeti tani e tutje do të duhet agjendën në cilësi të kryetarit të partisë ta realizojë më së shumti në hapësirat e kuvendit sesa në Reçicë të Vogël apo gjetiu.

Në këtë raport numrash, realisht tre mandatet e APSH-së politikisht janë fuqi të barabartë me ata 49 të Lsdm-së apo 10 të Bdi-së dhe anasjelltas. APSH-ja realisht do të jetë një Ronaldo në përbërjen si të kuvendit ashtu edhe të qeverisë, por kjo mvaret sesi do ta menaxhojë këtë pozitë të sajë.
Politika kanjëherë të sjellën edhe atje ku nuk donë ti, je sjellur pa dashje , por a do të riishë apo sa do të rishë aty ku ke qëlluar demokracia të mundëson të vendosësh vetë !