Rritje të temperaturave dhe mot me diell pritet të ketë nga dita e nesërme, por kjo nuk do të zgjasë shumë pasi, nga dita e enjte do te ketë përsëri ulje të temperaturave, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Meterologia Dushanka Tanushevska, njoftoi se tre ditët e ardhshme moti do të jetë me diell, do të ketë rritje të temperaturave, ndërsa ulja e temperaturave dhe kthimi i reshjeve do të filloj nga dita e enjte.

Nga DPHM bënë të ditur se ky ndryshim i motit do të na shoqëroj edhe gjatë fundjavës.