Kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në fillim të seancës me pikën e vetme të rendit të ditës së qeverisë së re, është drejtuar në gjuhën shqipe, por ai ka thënë se në frymën e tolerancës, seancën do ta udhëheq në gjuhën maqedonase. Në fillim, Xhaferi njoftoi se deputeti i OBRM-PDUKM, Nikolla Todorov, ka hequr dorë nga mandati i deputetit pa shpjegim në kërkesën e tij.

Seanca filloi ora 11:30, ndërsa duhet të mbarojë më së voni deri nesër në mesnatë, me votimin për kandidatë për ministra të cilët i ka miratuar mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Zoran Zaev.

Pas fjalimit të Zaevit, kryekuvendari Talat Xhaferi njoftoi pushim prej një ore, që do të thotë se vazhdimi i seancës do të vazhdojë në ora 13:30.