LSDM-ja do të hyjë në aksion kundërkriminal dhe shumë të ndjeshëm, kështu u shpreh Deputeti i LSDM-së, Stevo Pendarovski gjatë takimit qendror të djeshëm të LSDM-së

Pendarovski ndër të tjera theksoi se Qeveria e ardhshme nuk do të bëj presion ndaj gazetarëve që të shkruajnë për atë për çdo çmim dhe nuk do t’i mbyll shtëpitë televizive që do të flasin kundër saj.

Ai poashtu ka potencuar se OBRM-PDUKM ka përdorur retorikë nacionaliste, shpesh edhe shoviniste, gjegjësisht në linjën e marrëdhënieve ndëretnike të maqedonasve dhe shqiptarëve. Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk do të ketë projekt të një shteti policor, LSDM as që do ta mendojë.