Tesla Model 3 i parë ka dalë nga linja e prodhimit gjatë kësaj jave, me një çmim rreth 30 mijë euro, e që është një hyrje e Tesla’s në tregun e masës dhe shitjes së milionave veturave në vit te konsumatorët që nuk mund t’i përballojnë Model S sedan apo Model X SUV, të cilët kushtojnë mbi 90 mijë euro.
Kështu, vetura elektrike Model 3 është ndryshim i madh për Teslan, por kjo mund të përfshijë edhe disa ndryshime të tjera të mëdha, duke filluar nga një tipar i vjetër në automobila, grupi i instrumenteve tradicionale.
Por duket se Tesla do të eliminojë krejtësisht ata, dhe në vend të tyre do të përdorë vetëm një ekran të madh me prekje për të kontrolluar funksionet e makinës, por ende nuk dihet sigurt.
Pa tabelën e instrumenteve nga para, do të thotë që do të jetë më i pastër nga para si dhe më i lehtë për t’u prodhuar.
Pronari i Tesla’s, Elon Musk ka thënë se Model 3 është i dizajnuar për tu prodhuar në masë, e prodhimi në masë do të thotë prodhimi i miliona veturave të tilla, të cilat kërkojnë thjeshtësi në procedurat e prodhimit e po ashtu çdo gjë që mund të eliminohet është mirë për këtë kompani, e po ashtu paneli i instrumenteve.