Zhvillimet e fundit politike në Maqedoni së fundi i ka komentuar edhe njohësi i mirë i rrethanave politike në Maqedoni Fejzi Hajdari.  Ai në një status në profilin e tij facebook ka shkruar kështu:

Postimi i plotë:

Per tu rrezuar (mposhtur) nje qeveri, nevojitet opozitë aktive e cila do te ishte kritikuese dhe korrigjuese e vazhdueshme e qeverise me forcen e argumentit, sic eshte rasti i opozites se Kosoves. Ne Maqedoni, fatkeqesisht, opozita shqiptare, pervec ndonje KUMTESE me dy-tre dite vonese aty-ketu, asnjehere nuk mori guximin per te bere nje hap konkret me tej…, prandaj krijohet pershtypja sikur ka nje ‘MARREVESHJE’ ndermjet BDI-se dhe partive opozitare shqiptare. Pastaj takimet top-secret e disa lidereve opozitarë me kreun e larte te BDI-se, edhe me teper ta shtojne dyshimin, sikur kane filluar kalkulimet me BDI-ne per zgjedhje eventuale.

Te gjitha argumentete shkojne ne kete drejtim, ama te gjitha, pervec nje-dy bla-bla-blave opozitare, qe me shume duken si paraqitje sa per sy e faqe, se sa per ta kritikuar dhe denoncuar qeverine e krimit dhe korrupsionit.
Opozita shqiptare pret qe media dhe dy-tre analistë (te hajrit), ta mposhtin qeverine e krimit dhe korrupsionit. Me habi te madhe i shikojë se si na ‘falenderojne’ dhe ‘mbeshtesin’, kur shkruajme ose shpalosim ne media, nje qendrim kritik ndaj qeverise!
Kjo nuk eshte STRATEGJI OPOZITE, por QYQARLLEK OPOZITE, si dhe mungese POTENCE, GUXIMI dhe KREATIVITETI…
Per tu kendjelle opozita shqiptare, me kete (pa)strategji, gjithnje e me shume po iken koha. Me kaq deshtime spektakolare te qeverise, te mos gjesh idene dhe guximin per ta mposhtur, duhet te jesh teper i humbur ne mjegull!