Duke u thirrur në burime diplomatike, mediat në Greqi shkruajnë se ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov do të diskutojnë vetëm për masat për ndërtimin e besimit dhe për ngjarjet e fundit në rajon.

Kotzias në Shkup po vjen këtë të enjte. Ai në Maqedonia do të qëndrojë vetëm një ditë të vetme, përveç se me Dimitrovin, ai do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, presidentin Gjorge Ivanov, si dhe po rregullohet edhe një takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Sa i përket çështjes kryesore – mosmarrëveshjes për emrin, burimet diplomatike në Athinë informojnë se tani po matet pulsi nëse ekzistojnë synime reale për t’u zgjidhur ky problem.

Gazeta To Vima shkruan se qeveria greke do të përpiqet të parandalojë Maqedoninë nga monopolizimi i konstruktivitetit të procesit. Nga ana tjetër, qeveria greke do të përpiqet të tregojë se edhe qeveria e re Zaev nuk ka vullnet për zgjidhje.

Këtë muaj, edhe gazeta Katimernini duke shkruar për vizitën Kotzias në Shkupin më 31 gusht kujtoi se qeveria e re maqedonase është në 100 ditët e para të formimit, kurse përparimi në kontestin me emrin e ka komentuar se do të shkojë ngadalë.

Gjithashtu kjo gazetë ka shkruar se Maqedoninë në tetor e presin edhe zgjedhje të reja lokale.