Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në pajtim me “Planin 3-6-9”, ka përgatitur dhe ka dorëzuar në qeveri raport analizues për gjithë procedurat e ngritura për korrupsion gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas Makfaks bëhet fjalë për procedurat për korrupsion në pesë vitet e fundit, evidentimin dhe monitorimin e statusit të personave të zgjedhur në pesë vitet e fundit dhe procedurat për parandalimin e konfliktit të interesave.

Anëtarët e Komisionit nuk kanë zbuluar se ç’farë hollësisht përmban raporti.

Të dhënat nga ky raport janë dorëzuar në Sekretariatin për Çështje Evropiane.