Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Likovë caktoi dhe miratoi listën e këshilltarëve për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ndërsa njëzëri u vendos që kandidat për kryetar komune të jetë Bekim Afuzi.

Sonte në vazhdën e proçesit të zgjedhjeve lokale për komunën e Likovës – Dega e Aleancës për Shqiptarët mbajti kuvendin e saj, ku kandidat të mundshëm për kryetar të Komunës së Likovës u zgjedh Bekim Afuzi si dhe kryesues i listës së këshillit komunal u caktua Adrian Demiri-shkruhet në faqen zyrtare të Aleancës për Shqiptarë -Dega Likovë.