Është e mundshme Qeveria e Maqedonisë pas zgjedhjeve lokale të vendos ta riemërojë aeroportin në Shkup me ndonjë përcaktues gjeografik ose, për shembull, si Nënë Tereza, shkruan gazeta gjermane “Franfurter algemajne cajtung” në analizën “Jo me këtë emër”, kushtuar kontestit për emrin me Greqinë.

“Franfurter algemajne cajtung” thekson se emri i shtetit nuk është problemi më i madh, por kërkesa e Athinës që të ndryshojnë edhe emri i popullit dhe i gjuhës dhe konstaton se “kjo nuk ishte temë e pranueshme për negociata për Gruevskin, sikurse nuk është edhe për Dimitrovin”, ministrin aktual të Punëve të Jashtme, transmeton “Dojçe Vele”. “Ne maqedonasit nuk jemi zgjuar një mëngjes dhe keni vendosur që të jemi ajo që jemi. Ne jemi maqedonas si rezultat i një procesi historik, rreth të cilit nuk mund të negociohet. Ne nuk jemi duke kërkuar ekskluzivitet për ne si maqedonas, por nuk kam asgjë kundër, kur edhe ndonjë grek në Selanik ndjehet si maqedonas, pa dallim nëse në kuptimin rajonal apo kulturor”, thotë Dimitrov në deklaratën për “Frankfurter algemajne cajtung”.Dimitrov për gazetën gjermane, premton se politika e “antikuzimit” të qeverisë paraprake në vend nuk do të vazhdojë edhe se “nuk na duhen qindra përmendore që të ndjehemi si maqedonas krenarë”. “Frankfurter algemajne cajtung”, nga ana tjetër, shkruan se ministri refuzon të tregojë nëse qeveria e re është e gatshme t’i riemërojë objektet, si autostradën ose aeroportin në Shkup, të cilat Athina i konsideron si provokuese. “Maqedonia nxori leksione prej gabimeve të cilat kanë ndodhur në periudhën e kaluar”, e citon FAC më tej shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.