Facebook ka prezantuar versionin beta të aplikacionit Workplace Chat, dedikuar për përdoruesit e biznesit.
Bëhet fjalë për rivalin e aplikacionit Slack, e cila tashmë është pjesë e pakos së Workplace Desktop të Facebook.
Workplace Chat është ngjashëm me Facebook Messenger, me të cilin ndan opsione të ndryshme.
Workplace ka profil, grupe dhe News Feed, transmeton KP.
Aplikacioni i ri është hapi i parë i Facebookut në botën e softuerit desktop, pas një periudhe të gjatë.