‘Jugohrom’-i nga Jegunovci duhet të fillojë me punë nga fundi i majit apo në fillim të qershorit të ardhshëm, gjegjësisht me vendosjen e filtrit për filtrimin e furrave 7 dhe 8. Kjo u theksua në nënshkrimin e sotëm të memorandumit për mirëkuptim mes Qeverisë dhe ‘Jugohrom’-it dhe punonjësve në kombinat, përcjell Fol.

”Fabrika do të fillojë të punojë, pronari do të investojë në sistemin për filtrim, gjegjësisht vendosjen e filtrave, ndërsa Qeveria obligohet t’i shërbejë më shpejt procedurat administrative, ndërsa punëtorët marrin siguri se do të vazhdojnë të punojnë”, theksoi Angjushev.

Investimi për sistemin për filtrim e siguron pronari i ”Jugohrom”-it. Investimi i plotë është vlerësuar 12 milionë euro, ndërsa vetëm për furrat 7 dhe 8 është 4.5 milionë euro.

Memorandumin e nënshkruan zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, Vasko Skenderovski, përfaqësuesi i ‘Jugohrom’ dhe Bajram Aliti, nga Sindikata e të Punësuarve në fabrikë.

”Jugohrom”-i tërësisht e ndërpreu procesin e prodhimit më 2 nëntor 2016, ku 800 punonjës mbetën pa punë. /Fol/