Rrezikon 14 vite burg! Tahiri bëhet për cigare brenda Prokurorisë Pëlqej0
Vazhdon seanca e marrjes në pyetje të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Koha e gjatë në Prokurori dhe tensioni ka bërë që Saimir Tahiri të bëhet për cigare.

Mësohet se Tahiri i ka kërkuar paketën e cigareve shoferit të tij i cili ia ka çuar brenda ambineteve.

Për ish-ministrin Saimir Tahiri kjo është një periudhë shumë e vështirë për shkak të akuzave të rënda që rëndojnë mbi të.

Ai akuzohet nga prokuroria për trafikim të lëndëve narkotike dhe korrupsion pasiv, vepra të cilat nëse vërtetohen mund t’i rrezikojnë atij plot 14 vite burg.