Në takimin e sotëm me përfaqësues të mediave, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, u përgjigj në pyetjet e shumta të gazetarëve për çështjet më aktuale në vend, mes të cilave edhe për praninë e Lube Boshkovskit, në tubimin e mbajtur mbrëmë ( e enjte) në qytetin e Tetovës.

I pari i BDI-së fillimisht reagoi i habitur nga pyetja e gazetarit, me pas dha edhe përgjigje e tij.

“Ku ka qenë Lube Boshkovski në tubim të BDI-së? Unë ka qenë në tubim të BDI-së, unë e kam mbajtur tubimin e BDI-së, nuk ka qenë Lube Boshkovski. Ku ka pasur tubim BDI? Në Tetovë tubim ka pasur LSDM-ja dhe jo BDI-ja. BDI-ja ka pasur në Reçic të Vogël tubim, jo në Tetovë. Tubimin e kam komunikuar unë”- tha Ahmeti.

Kjo përgjigje e kreut të BDI-së solli edhe pyetjen se si mund të quhet tubim i LSDM-së, kur këto dy parti janë partner dhe kanë përkrahje reciproke në këto zgjedhje lokale.

“ Sa u përket tubimeve të LSDM-së, nuk jam unë përgjegjës se kush dhe cilët partner ka LSDM-ja për organizimin e elektoratit të vet”

Për analistin Alajdin Demiri, kjo përgjigje e Ahmetit tregon se i njëjti po shfaq shenja skizofrenie.

“Këtu është situatë problematike, për arsye se Ali Ahmeti dhe BDI-ja nuk shkoi në tubimet e LSDM-së, por Zaevi dhe personalitetet tjera vijnë në tubimet e BDI-së. Kjo është një situatë e re, e cila, tash sipas z. Ahmeti, ndoshta edhe është bërë pishman, e sqaron një skizofreni të z.Ahmeti, kur nuk I dallon, apo nuk don t’i dallojë se kush ku është. Nëse ai I prezanton tubimet e BDI-së, me mysafir nga LSDM-ja, si tubime të LSDM-së, ka probleme serioze mendore. Kjo skizofreni moti ka filluar, po tani është duke finishuar. Se nëse ai luftën e 2001 nuk fund ua plasoi shqiptarëve si luftë për ta mbrojtur Maqedoninë dhe shqiptarët e pranuan sit ë tillë, tash vazhdon kodi i vjetër, me te cilin dëshiron prap t’i mashtrojë shqiptarët, se bashkëpunimi me LSDM-në është projekt shqiptar edhe me siguri se aty sheh edhe platformë shqiptare”- tha për Almakos, Alajdin Demiri.

Për fund Ahmeti, tha se ka energji për të përballuar edhe shumë sfida, pasi gjatë këtyre 16 vjetëve të njëjtat kanë qenë të shumta, duke shtuar në përmbyllje se BDI është partia shqiptare me më shumë përkrahje nga qytetarët.

VIDEO: https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1890446710996172/