Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna po bëhet gati një vit që është shkëputur nga skena muzikore.
Që nga lindja e djalit, Tuna po kujdeset vazhdimisht për Tianin e vogël bashkë me bashkëshortin e saj Patrisin.
Ajo është goxha aktive në rrjete sociale, më së shumti me fotografi të Tianit, kurse tani është rikthyer pas shumë kohësh me një fotografi joshëse të saj.
E veshur në të zeza, Tuna ka treguar linjat e rikthyera pas lindjes, kurse fotografia shton dyshime që këngëtarja po paralajmëron një këngë të re me anë të kësaj fotografie që ishte me simbole matematikore.
“αlpha – ness”, është mbishkrimi që Tuna ka lënë mbi fotografinë që u komentua shumë nga ndjekësit.