Qarkulimi në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë kryesisht të të lagështa. Në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve më të vogla.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, thuhet në raportin e LAMM të orës 12:00

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Sipas informacioneve të NP Rrugët e Maqedonisë, në aksin rrugor A3 Dellçevë – Makedonska Kamenicë akoma ka rrëshqitje të dheut, ndërsa qarkullimi zhvillohet i devijuar.