Nga Selim Ibraimi

Votimi i qytetarëve të Britanisë së Madhe pro shkëputjes nga BE dhe strukturës financiare ,tashmë ka dëmtuar tjemase të ardhmen e unionit.Siç u pa nga vota e qytetarëve të Britanisë së Madhe, BE realisht ka funksionuar me shumë vështirësi si union.

Ka zëra që thonë se Londra do të humbasë nga gjendja e re, mirëpo disa këtë e lidhin me një faktor tjetër, pra të fitimit të “pavarësisë” së Britanisë nga unioni pra nga Gjermania dhe politikat dominuese të Berlinit me politkat monetare dhe fiskale të BE-së.

Tani prej sot, kemi një Evropë të re dhe rikthim të gjeopolitikës së vjetër të para epokës së Bismarkut.Pa Britaninë e Madhe, BE do ta ketë vështirë të funksiojnë si union, sepse ashtu filloi edhe ndërtimi i Evropës së re të pas Luftës së Dytë Botërore.

Funksionimi i unionit pa anëtarët më të fuqishëm do ta bëjë këtë organizatë të parëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Pavarësisht se sa do të zgjasë procesi i zhgënjimit të qytetarëve evropianë në shtetet tjera anëtare të pas referendumit britanik, çarja e parë në trruallin evropian ndodhi me pasoja për marrëdhë niet transatlantike dhe raportet e BE-së me vendet jo anëtare të unionit.

“Ikja” e britanikëve nga BE- është shenjë jo e mirë për vendet që aspirojnë një ditë të bëhen pjesë e familjes së zhvilluar evropiane.Konkretisht është sinjal i keq për qeveritë e Ballkanit Perëndimor e që i kanë filluar reformat e kërkuara nga Brukseli.

Dridhjet në raportet në mes vendeve më të fuqishme të Evropës, sigurisht që u lë vend, formimit të “zonave speciale të sigurisë ” dhe të pavaruara nga BE, e kjo ju përgjigjet politikanëve të korruptuar dhe skeptikëve të mëdhenjë të Evropës aktuale.

Në rast se do të vështirësohen në të ardhmen raportet në mes Gjermanisë ,Francës dhe Britanisë,atëherë si mundësi formohet një Evropë me disa shpejtësi të integrimit jo të barabartë si për nga koncepti politik dhe po ashtu ekonomik.

Pjesa që do të pësonte më shumë do të ishte Evropa Juglindore cila nga kaosi dhe mos sundimi i ligjit do të kthehej në një territor të pakontrrolluar edhe ashtu jo demokratik.

Fragmentimi dhe Evropa e ndarë do të shkonte në favor të Rusisë dhe shtetve jo aleate të Amerikës dhe implikimet, sigurisht se do të ishin të rënda për të gjithë anëtarët që shpresojnë një BE të fortë përballë Rusisë,Kinës dhe SHBA-së.

Në kontekstin shqiptar, politikanët me vizionet e tyre sigurisht se do të duhet të riformulojnë politika të reja pas votimit të fundit britanik.

Tirana, Prishtina dhe Tetova gjinden para sfidave të reja pas asaj që ndodhi në Britani dhe më nuk mund ti justifikojnë dështimet politike me aktivitete jo serioze drejt strukturave perëndimore.

  1. Megjithatë , edhe pas referendumit nuk është humbur shansi i BE-së si etnitet i progresit.Por, dalja e britanikëve do të lë pasoja në ëndrrën e nisur evropiane. /fol.mk