Shkencëtarja Jenny Graves pohon që meshkujt jetojnë me kohë të huazuar, respektivisht që pjesa mashkullore e racës tonë do të zhduket, dhe që ky proces tashmë ka filluar.

Shkencëtarja australiane thotë që për gjithçka ka faj kromozomi Y, respektivisht e meta e tij trashëguese. Teoria e saj bazohet në numrin e gjeneve në kromozome. Pjesa femërore, kromozomi X ka rreth 1000 gjene të shëndetshme, derisa te meshkujt në pjesën Y të kromozomit ky numër me evolucion ka rënë në 100 gjene.

Në mes tyre është edhe gjeni SRY, i cili përcakton nëse embrioni do të jetë mashkullor ose femëror, shkruan “Daily Mail”.

“Tek meshkujt kromozimi Y është vetëm dhe është vështirë të përmirësohen gabimet, derisa te femrat dy kromozomet X mund të shkëmbejnë informatat dhe të rregullohen”, thotë Graves Ajo shpjegon që kromozomet e tjera kryesisht janë “bërllok” dhe shembull i dizajnit të keq.

Gjëja më e mirë në tërë këtë është që, siç thotë ajo, për zhdukjen e kromozomit Y do të duhen pesë milionë vjet.

Por profesori Robin Lovell-Badge nga Instituti për hulumtime mjekësore në Londër thotë që studimet kanë treguar se si këto dështime vijnë në valë dhe që kromozimi Y nuk ka pasur humbje tashmë 25 milionë vjet.

“Nëse kromozim Y humbet në disa milionë vjetët e ardhshëm, mjekësia do të ketë mjaft kohë për ta zgjidhur këtë problem”, tha Chris Mason nga Universiteti i Londrës.

Një nga zgjidhjet është që, siç thotë Graves, edhe nëse kromozomi Y zhduket, ndonjë kromozom tjetër mund ta marrë rolin e tij dhe të çojë deri te zhvillimi i një lloji të ri.