Thuhet se përzierja e peshkut me produkte të qumështit çon në helmim, por sa është e vërtetë kjo?

Nëse flasim në mënyrë shkencore, nuk ka asnjë arsye pse duhet të evitoni ngrënien e peshkut dhe produkteve të qumështit së bashku.

Madje, mund të gjeni shumë receta online që përfshijnë edhe peshkun edhe produktet e qumështit, si peshku i pjekur me sos.

Vetëm sigurohuni që këto ushqime trajtohen siç duhet dhe sigurohuni para konsumimit, si p.sh a është peshku i freskët dhe i gatuar mirë dhe a ka afat qumështi ose produktet e tjera të qumështit.

Vetëm njerëzit që janë alergjik ndaj peshkut ose që janë intolerant ndaj laktozës nuk duhet t’i hanë këto ushqime.